Free YouTube Transcribe

Video transcript

How to practice emotional first aid | Guy Winch | TED

TED · 2,586 words · 12 min read

Want to search this transcript, jump the video from any line, or download it as TXT, SRT, or VTT?

Open in the transcript tool

Full transcript

0:00Translator: Rita Selimi Reviewer: Helena Bedalli

0:15U rrita me binjakun tim identik

0:18i cili ishte një vëlla tepër i dashur

0:21Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert

0:26për me dallu favoritizmin

0:28Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe se e imja, unë kisha pyetje.

0:34edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie.

0:38(Te qeshura)

0:40Kur u bëra psikolog fillova ta shoh favoritizmin ndryshe

0:46edhe kjo është se sa më shumë e vlerësojmë trupin se sa mendjen

0:52Shpenzova 9 vjet në universitet për ta fituar doktoratën në psikologji

0:58edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë

1:02"Oh, psikolog, Jo doktor i vërtetë"

1:07sikur duhej të thuhej në kartë ajo.

1:10(Te qeshura)

1:15Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më shumë se mendjes, e shoh gjithkund

1:21Së fundmi isha në shtëpinë e një miku

1:23edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej gati për shtrat.

1:26Ai po qëndronte në stol afër lavamanit duke larë dhëmbët,

1:29kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën në stol kur ra.

1:33Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit

1:36u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht.

1:43Tani, ky fëmijë mezi mundet te lidh këpucet,

1:47por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen, në mënyrë që të mos infektohesh,

1:51edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët duke i larë dy herë në ditë.

1:55Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë shëndetin fizik

1:58dhe si me praktiku higjienën dentale,a po?

2:00Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç.

2:04Por çka dimë ne për me mbajt shëndetin psikologjik?

2:09Asgjë.

2:11çka i mësojmë fëmijët për higjienën emocionale?

2:16Asgjë.

2:18Si është e mundur që ne kalojmë më shumë kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë

2:23se sa për mendjen.

2:26Pse për ne shëndeti fizik është më i rëndësishëm

2:30se sa shëndeti psikologjik?

2:33Në mbajmë lëndime psikologjike më shpesh se sa fizike,

2:38lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia.

2:43Këto munden me shku edhe më keq nëse i injorojmë

2:46dhe mund të na ndikojnë jetën në mënyrë dramatike.

2:49Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht të provuara

2:53që munde te përdorim për t'i trajtuar këto lloj lëndime psikologjike,

2:57ne s'i përdorim.

2:59As që na shkon në mendje.

3:02"Oh, po ndjehesh i depresionuar? Largoje se është e gjitha në kokën tënde".

3:06A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me këmbë të thyer;

3:10"Oh, veq ec; e gjitha është në këmbën tënde."

3:13(Te qeshura)

3:15Është koha ta mbyllim hapësirën mes shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik

3:21Është koha t'i bëjmë më të barabartë,

3:24më shumë si binjakë.

3:27Pasi po flasim për binjakë, edhe vëllai im është gjithashtu psikolog.

3:30As ai nuk është doktor i vërtetë.

3:33(Te qeshura)

3:35Ne nuk studiuam së bashku,

3:37Në fakt, gjëja më e vështirë që kam bëre në jetë

3:41është qe kalova Atlantikun për në qytetin e New York-ut

3:44për te marre doktoratën në psikologji.

3:47U ndamë për herë të parë në jetë.

3:50edhe ndarja ishte brutale për të dy ne.

3:54Por derisa ai qëndroi me familjen dhe shokët,

3:57Unë isha vetëm në një shtet të ri.

4:00Na merte malli tmerrësisht

4:02por thirrjet internacionale ishin shumë shtrejtë atëherë

4:05edhe ne mund ta përballonim të flisnim vetëm 5 minuta në javë.

4:09Kur na erdhi ditëlindja,

4:12Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë.

4:14Vendosëm të harxhonim, atë javë do të flisnim 10 minuta.

4:19E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë, duke e pritur thirrjen e tij --

4:23duke prit e duke prit por telefoni nuk binte.

4:29Duke e parë dalimin e kohës supozoja,

4:32"Ai ka dal me shoke, do të therrase më vonë".

4:34Nuk kishte telefona celulare atëherë.

4:36Ai nuk thirri.

4:39Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë 10 muaj që u largova,

4:44nuk po i mungoj atij ashtu si ai po më mungon mua.

4:47E dija se në mëngjes do të më thirrte,

4:49por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe më e trishtuar e jetës time.

4:56U zgjova mëngjesin tjetër.

4:58Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash që e kisha lënë hapur

5:03deri sa po shëtitesha në dhomë dje.

5:06U cova nga shtrati,

5:08E vura receptorin në vend dhe pas një sekonde ra telefoni,

5:11Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?.

5:15(Te qeshura)

5:17Ishte nata më e mërzitshme dhe më e gjatë e jetës tij gjithashtu.

5:20Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur por ai tha,

5:23"Nuk e kuptoj, pasi e pe që unë nuk po të thërras,

5:26pse nuk më telefonove ti?"

5:31Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra?

5:35Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam,

5:38dhe është e thjeshtë: vetmia.

5:43Vetmia krijon një plagë të thellë psikologjike,

5:47që shtrembëron përceptimet tona dhe që përzien mendimet tona.

5:51Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh, kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë.

5:57Na bën të frikësuar për tu lidhur,

6:00sepse pse ta vësh vetën në pozitë për refuzim dhe dhimbje të zemrës

6:03kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë se sa mund ta përballoni?

6:08Unë isha i mbërthyer nga vetmia e vërtetë atëherë,

6:11por isha i rrethuar nga njerëzit tërë ditën dhe nuk më binte në mend.

6:16Por vetmia është e definuar pastër në mënyrë subjektive.

6:20Varet nga ajo nëse ndjeni

6:23emocionalisht apo socialisht i shkëputur nga njerëzit rreth jush.

6:27Dhe unë ndjehesha ashtu.

6:28Ka shumë studime për vetminë dhe të gjitha janë tejet të frikshme

6:35Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm, por mund t'ju vrasë.

6:39Nuk bej shaka.

6:40Vetmia kronike i rrit shanset për vdekje të hershme

6:44për 14 përçind.

6:48Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë.

6:52Ajo bile dhe e bllokon funksionimin e sistemit imunitar,

6:56dhe të bën të dobët ndaj çdo lloj sëmundje.

7:00Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar se kur meren së bashku,

7:04vetmia kronike ofron rrezik signifikant

7:07për shëndetin afatgjatë te njejtë si pirja e duhanit.

7:12Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë".

7:17Por vetmia jo.

7:19Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë primar shëndetin psikologjik,

7:23dhe ta praktikojmë higjienën emocionale.

7:27Sepse ju nuk mundeni me trajtu një plagë psikologjike

7:30nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar.

7:34Vetmia nuk është e vetmja plagë psikologjike

7:36që na shtrembëron përceptimet tona dhe na çorienton.

7:40Dështimi e bën këtë gjithashtu.

7:43Njëherë vizitova një qendër të kujdesit ditor,

7:45ku pash tre fëmijë që luanin, me lodra plastike të njejta.

7:51Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një qen simpatik shfaqej.

7:55Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte butonin vjollcë, pastaj ta shtynte,

8:00dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë, deri sa buza e poshtme i dridhej.

8:04Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte,

8:08u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit pa e prekur fare kutinë.

8:13Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka të mundshme

8:16deri sa e rrëshqiti butonin e kuq,

8:18qenushi simpatik u shfaq dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi.

8:22Pra tre fëmijë të vegjël me lodra plastike identike

8:25por me reagime të ndryshme për dështimin.

8:29Dy të parët ishin të aftë ta rrëshqisin butonin e kuq.

8:34Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi

8:37ishte mendja e tyre e cila i mashtronte duke i bërë të besonin se ata nuk munden.

8:41Tani, të rriturit mashtrohen kështu gjatë gjithë kohës.

8:45Në fakt, ne të gjithë kemi një set të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen

8:52kur ballafaqohemi me frustrime dhe pengesa.

8:55A jeni të vetëdijshëm si reagon mendja juaj ndaj dështimit?

8:58Duhet të jeni.

9:00Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë se ju jeni i paaftë për të bërë diçka

9:04dhe ju e besoni atë,

9:05atëherë sikur dy fëmijët e vegjël, do të filloni të ndjeheni të pazotë

9:09dhe do të ndaloni së provuari shpejt, ose nuk do të provoni fare.

9:12Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë se nuk do të keni sukses.

9:15E shihni, kjo është pse shumë njerëz funksionojnë poshtë potencialit që kanë.

9:20Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim

9:24i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses dhe ata e kanë besuar atë.

9:27Sepse nëse njëherë bindemi për diçka, është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje.

9:33Unë e mësova këtë mësim në mënyrën e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë.

9:38Ne ishim duke vozitur me shokë në një rrugë të errët natën.

9:41kur na ndaloi një polic.

9:42Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe ata po kërkonin të dyshuarit.

9:46Oficeri iu afrua veturës, dhe e lëshoi dritën tek vozitësi,

9:50pastaj tek vëllai im në ulësen përpara, dhe pastaj tek une.

9:54I hapi sytë dhe tha,

9:56"Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?"

9:58(Te qeshura)

10:02Dhe unë thash, "Në ulësen përpara."

10:05(Te qeshura)

10:08Por kjo nuk kishte kuptim për atë,

10:10Kështu që ai mendoi se unë kisha marre drogë

10:13(Te qeshura)

10:14Kështu që ai më nxjerr nga makina, më kontrollon,

10:16me drejton drejt veturës së policisë,

10:18dhe vetëm kur e vërtetoi se nuk kisha dosje në polici

10:21munda t'i tregoj që e kisha një binjak në ulësen përpara.

10:26Por edhe derisa largoheshim me makinë, mund ta shihje nga shikimi i tij

10:29se ai ishte i bindur që unë po ikja sepse kisha bërë diçka.

10:34Mendja jonë vështirë ndryshohet pasi të bindemi për diçka.

10:38Është e natyrshme të ndjeheni të demoralizuar e të mposhtur pas dështimit.

10:43Por ju nuk mund ta lejoni vetën të bindeni se nuk mund të keni sukses.

10:48Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë.

10:50Duhet të fitoni kontroll mbi situatën.

10:54Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj cikli negativ para se të fillojë.

11:00Mendjet dhe ndjenjat tona,

11:02nuk janë shokët e besueshëm sic i kemi menduar.

11:05Janë më shumë si një shok me humor të ndryshueshëm,

11:08që mund të jetë shumë mbështetës në një moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin.

11:13Njëherë kam punuar më një grua

11:15e cila pas 20 vitëve martesë dhe pas një divorci të shëmtuar,

11:19ishte më në fund gati për takimin e parë.

11:22Ajo kishte hasur online një djalë që dukej i mirë dhe i suksesshëm,

11:26dhe më e rëndësishmja dukej që e pëlqente atë.

11:30Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar, bleu një fustan të ri,

11:33dhe u takuan në një bar të pasur të New York-ut për një pije.

11:37Pas 10 minutave të takimit burri ngritet në këmbë dhe i thotë

11:41"Nuk jam i interesuar," dhe ikën.

11:45Refuzimi është tejet i dhimbshëm.

11:49Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte, çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik.

11:53Ja çka i tha miku : "Eh pra, çfarë prisje?

11:58Ti ke ije të gjera, ske ndonjë gjë interesante për të thënë,

12:02Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm

12:04si ai do të dilte me një humbëse si ti?"

12:08Shokuese, apo jo, se si një mik mund të jetë kaq mizor?

12:12Por do të ishte më pak shokuese

12:14nëse ju them se nuk ishte miku që e tha këtë

12:17Ishte çka gruaja i thonte vetës.

12:20Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë, sidomos pas një refuzimi.

12:24Ne të gjithë fillojmë të mendojmë për fajin dhe mangësitë tona,

12:28çka do të donim të ishim, dhe të mos ishim,

12:30ne e thërrasim vetën me emra.

12:32Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë.

12:35Dhe është interesante që e bëjmë këtë, sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar.

12:40Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë

12:43Ne nuk do ta bënim një plagë fizike më keq me qëllim.

12:45Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe me vendos, "Oh, unë e di!

12:48Do ta mar një thikë dhe ta shoh sa të thellë mundem me bë."

12:52Por ne e bëjmë këtë me plagë psikologjike gjatë gjithë kohës.

12:55Pse? Për shkak higjienës emocionale të dobët.

12:59Sepse ne nuk e bëjmë primar shëndetin tonë psikologjik.

13:02Ne e dijmë nga qindra studime se kur vetëbesimi është i ulët,

13:06Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit,

13:09dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë, mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten.

13:15Pra kur ju refuzojnë, gjëja e parë që do të duhej të bëni

13:18është ta ngjallni vetëbesimin, e jo të bashkoheni me Fight Club.

13:24Kur jeni në dhimbje emocionale,

13:27trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë që do ta prisje nga një mik i mirë.

13:35Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato.

13:39Një më e pashëndetshmja dhe më e shpeshta quhet rimendim.

13:44Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh.

13:46Është kur shefi të bërtet, apo profesori të bën të dukesh si budalla në klasë,

13:51ose kur grindesh me një shok

13:53dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra

13:57ndonjëherë edhe me javë.

13:59Rimendimi për ngjarje tronditëse shumë lehtë mund të kalojë në shprehi

14:05dhe është mjaft e kushtueshme.

14:07Sepse duke kaluar kaq shumë kohë fokusuar në mendime tronditse dhe negative

14:11ju jeni në fakt duke e vënë vetën në rrezik signifikant

14:14për të zhvilluar depresion klinik, alkoolizëm, çregullime të ngrënit,

14:19dhe sëmundje kardiovaskulare.

14:22Problemi është se urgjenca për rimendim është shumë e fortë dhe e rëndësishme,

14:27pra është e vështirë ta ndalosh.

14:30Unë e di këtë sigurt sepse, para një viti,

14:33Unë e zhvillova këtë shprehi.

14:36Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë.

14:42Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv.

14:45Ai kishte tumorë të dukshëm në të gjithë trupin.

14:48Dhe ai u desh të fillonte një cikël të ashpër të kimioterapisë.

14:53Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari nëpër çka po kalonte ai.

14:58Unë nuk mund të ndalesha së menduari se sa shumë ai po vuante,

15:01edhe pse ai kurrë nuk u ankua, as edhe një herë.

15:06Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv.

15:08Shëndeti i tij psikologjik ishte i mrekullueshëm.

15:12Unë isha fizikisht mirë, por psikologjikisht isha lëmsh.

15:16Por unë e dija çka të bëj.

15:18Studimet tregojnë se edhe vetëm dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme

15:22për ta thyer urgjencën për të rimenduar në atë moment.

15:25Dhe sa herë kisha një mendim brengosës, tonditës, negativ,

15:29e detyroja vetën të koncentrohem në diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje.

15:34Dhe për një javë, gjithë pikëpamja ime ndryshoi

15:38u bë më pozitive dhë më optimiste.

15:43Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë, vëllau im pati nje CAT skan

15:47dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet.

15:51Gjithë tumorët ishin zhdukur.

15:54Ai ende kishte edhe tri raunde të kimioterapisë.

15:57por ne e dinim se ai do të shërohej.

15:59Kjo fotografi është bërë para dy javesh.

16:05Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar,

16:08duke ndërruar përgjigjet tua ndaj dështimit,

16:12duke mbrojtur vetëbesimin tënd,

16:15duke i mposhtur mendimet negative,

16:17ju nuk do t'i shëroni vetëm plagët psikologjike,

16:19ju do të ndërtoni elasticitet emocional, ju do të rriteni.

16:24Njëqind vjet më parë, njerëzit filluan ta praktikonin higjienën personale

16:28dhe norma e jetëgjatësisë u rrit me mbi 50 për qind

16:33vetëm për një dekadë.

16:35Unë e besoj se cilësia e jetës tonë mund të rritet aq dramatikisht

16:39nëse ne fillojmë ta praktikojmë higjienën emocionale.

16:43A mund ta imagjinoni si do të ishte bota

16:45nëse çdokush do të ishte psikologjikisht më i shëndetshëm?

16:49Nëse do të kishte më pak vetmi dhe më pak depresion?

16:52Nëse njerëzit do të dinin si ta mundnin dështimin?

16:55Nëse ata do të ndjeheshin më mirë për veten dhe më të fuqizuar?

16:58Nëse do të ishin më të lumtur dhe më të përmbushur?

17:01Unë mundem, sepse kjo është bota në të cilën unë dua të jetoj,

17:05kjo është bota në të cilën do të jetojë vëllai im.

17:10Dhe nëse ju informoheni dhe i ndërroni disa shprehi të thjeshta,

17:14kjo pra është bota në të cilën ne të gjithë mund të jetojmë.

17:18Faleminderit shumë.

17:20(Duartrokitje)

More from TED

Recently added transcripts

Browse the whole transcript library

This transcript was generated from the captions YouTube publishes for this video. Get the transcript of any YouTube video atfreeyoutubetranscribe.com, free, unlimited, no sign-up.