Full transcript
0:00Translator: Abdul Ameti Reviewer: Helena Bedalli
0:12Në mesin e viteve 90
0:14CDC dhe Kaiser Permanente
0:16zbuluan një anomali që rrit në mënyrë dramatike rrezikun
0:20për shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA.
0:26Në doza të mëdha, ajo ndikon zhvillimin e trurit,
0:30sistemin imunitar dhe atë hormonal
0:34dhe po ashtu mënyrën se si ADN-ja jonë lexohet dhe transkriptohet.
0:38Njerëzit që janë të prekur nga kjo anomali në doza shumë të mëdha
0:42kanë trefish rrezik jete nga sëmundje kardiake, kancer të mushkërisë,
0:46dhe një lëkundje 20 vjeçare të pritshmërisë së jetesës.
0:51Veç kësaj, doktorët nuk janë të trajnuar për ekzaminim ditor dhe shërim.
0:58Anomalia për të cilën po flas, nuk është diçka kimikale.
1:03Është trauma e fëmijërisë.
1:06Për çfarë traume po flasim?
1:09Nuk po flas për të dështuarit në provim, ose për humbjen e një lojë basketbolli.
1:13Po flas për kërcënime aq të ashpra e depërtuese
1:18që në kuptimin e parë të fjalës na percojne e na e ndërrojnë fiziologjinë
1:23gjërat si : abuzimi, neglizhenca
1:25ose të rritesh me një prind që vuan nga ndonjë sëmundje mendore
1:29ose i varur nga substance narkotike.
1:31Për një kohë të gjatë,
1:33i kam vështruar këto gjëra në mënyrën që u trajnova ti vështroj:
1:36ose si problem social - referuar në sherbimet sociale
1:40ose si problem shëndetësor mendor - referuar në shërbime mjekësore.
1:46Më pas ndodhi diçka që më bëri të rishikoj të tërë qasjen time.
1:51Kur mbarova stazhin,
1:53doja të shkoj në ndonjë vend ku ndihesha e nevojshme
1:57një vend ku do të mund të bëja ndryshimin.
2:00Dhe shkova të punoj për Qendrën Mjekësore California Pacific,
2:03një nga spitalet private më të mira në Kaliforninë Veriore,
2:07dhe bashkë, hapëm një klinikë në Bayview-Hunters Point,
2:12një nga lagjet më të varfëra dhe të lëna pas dore në San Francisko.
2:16Përpara se të flasim për këtë,
2:18ishte vetëm një pediatër në tërë Bayview
2:20për të shërbyer më shumë se 10,000 fëmijë,
2:24pra iu zhytëm punës, dhe dhamë cilësi të mrekullueshme mjekimi
2:29pa marrë parasysh mundësitë financiare.
2:31Ishte diçka aq e bukur. Vumë në shënjestër pabarazitë tipike në shëndetësi
2:35qasjen në mjekim, normat e vaksinimit, normat e shtruarjes në spital për azmën,
2:40dhe thyem gjitha rekordet.
2:42U ndiem shumë krenarë me veten.
2:45Por pastaj, fillova të vërej një trend shqetësues.
2:48Shumë fëmijë referoheshin tek unë për " Çrregullime Në Koncentrim dhe
2:52Hiperaktivitet " (ADHD) por në fakt, kur bëra një
2:55kërkim të thellë historik dhe fizik
3:00ajo çka gjeta është që shumë nga pacientët e mi
3:03nuk i diagnostikoja dot me ADHD.
3:07Shumë nga fëmijët që i kontrolloja kishin përjetuar një traumë aq të fortë
3:12saqë e ndjeja se diçka tjetër po ndodhte.
3:16Disi, po më shpëtonte diçka e rëndësishme.
3:21Para se te filloja stazhin, mbarova masterin në shëndetësi publike
3:25dhe një nga gjërat që të mësojnë në shkollë publike shëndetësie
3:28është se, nëse je doktor
3:30dhe sheh 100 fëmijë duke pirë nga i njejti pus
3:34dhe 98ve iu shfaqet diarrhea
3:37mund të fillosh e t'ju shkruash receta
3:39antibiotikësh dozë pas doze
3:44ose të shkosh në vend e të thuash: "Ç'dreqin ka në këtë pus?"
3:49Pra, fillova të lexoj gjithçka që më vinte në duar
3:53për se si ekspozimi ndaj fatkeqësive
3:56ndikon mendjen dhe trupin në zhvillim të një fëmije.
3:59Dhe një ditë, kolegu im hyri te zyra ime dhe tha:
4:03"Dr. Burke, a e keni parë këtë?"
4:08Në dorën e tij kishte një kopje të një studimi
4:12i quajtur "Studim i përvojave të fatkeqësive gjatë fëmijërisë"
4:16Ajo ditë ma ndërroi praktiken në klinikë, e përfundimisht edhe karrieren time.
4:24Studimi rreth përvojave të fatkeqësisë gjatë fëmijërisë
4:26është diçka që çdokush duhet ta njohë.
4:29E kishte bëre Dr Vince Felitti në Kaiser dhe Dr. Bob Anda në CDC,
4:35dhe së bashku kanë marrë në pyetje 17,500 të rritur rreth përvojave të tyre
4:43rreth asaj që ata e quajtën : "fatkeqësi fëmijërore" (ACE)
4:48Këto përfshinin abuzime fizike, emocionale ose seksuale;
4:52papërfillshmëri fizike ose emocionale;
4:56sëmundje mendore të prindërve, varësi ndaj lëndëve narkotike, burg;
4:59ndarje e prindërve ose divorc;
5:02ose dhunë familjare.
5:05Për çdo përgjigje pozitive, merrnin një pikë në rezultatin e ACE.
5:09Çfarë bënë pastaj
5:11ishte ndërlidhja e këtyre rezultateve ACE kundrejt pasojave shëndetësore.
5:16Çfarë ata gjetën ishte e habitshme.
5:19Dy gjëra:
5:20Numër një: ACE-t janë mëse të zakonshme.
5:2567 përqind e popullatës kishte së paku një ACE,
5:32dhe 12,6 përqind, ose 1 nga 8 kishin katër ose më shumë ACE.
5:38Gjëja e dytë që gjetën ishte
5:40një mardhënie "dozë-reagim"
5:49Sa më i madh rezultati i ACE-së, aq më të rënda pasojat shëndetësore.
5:52Për një njeri me rezultat ACE me katër ose më shumë
5:56rreziku i sëmundjeve kronike bllokuese të mushkërive
5:59ishte 2 herë e gjysëm më i madh se tek një njeri me rezultat ACE zero.
6:05Për hepatit, po ashtu 2 herë e gjysëm më i madh.
6:08Për depresion, 4 herë e gjysëm.
6:11Për vetëvrasje, 12 herë.
6:15Një njeri me rezultat ACE me shtatë ose më shumë
6:18kishte trefish më shumë rrezik për jetën nga kanceri i mushkërive.
6:22dhe 3 herë e gjysëm rrezik për sëmundje kardiake ishemike.
6:26vrasësi numër një në SHBA.
6:31Patjetër që kjo ka kuptim.
6:33Disa njerëz panë këto të dhëna dhe thanë : "Shiko.
6:38Nëse ke pasur fëmijëri të vështirë, ke më shumë gjasa të pish alkool,
6:43e të tymosesh dhe te bësh gjithe ato gjëra që të shkaterrojnë shëndetin.
6:46Kjo nuk është shkencë. Është thjesht sjellje e keqe."
6:50Eshtë pikërisht këtu ku ndërhyn shkenca.
6:55Tani e kuptojmë më mirë se kurrë,
7:00se si fatkeqësitë e hershme
7:03prekin zhvillimin e trurit dhe trupin e fëmijëve.
7:06Prek "nucleus accumbens" (nga lat. bërthamën e mbështetur)
7:09qendra e kënaqësive dhe shpërblimeve në tru
7:12e cila është e përfshirë në varësine nga drogat.
7:14Ajo frenon koren parafrontale
7:17që është e nevojshme për kontrollimin e impulseve dhe funksioneve ekzekutive
7:21një hapësirë kritike për të mësuarit.
7:23Në skanerat MRI
7:25vërejmë dallime të matshme në amigdala,
7:29qendren e pergjigjes se frikes.
7:32Pra ka arsye të dukshme neurologjike
7:35se pse njerëzit të ekspozuar në doza të mëdha të fatkeqësisë
7:39kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje me rrezikshmëri të lartë,
7:42dhe kjo është e rëndësishme ta dijmë.
7:44Por del që edhe pse nuk shfaqin sjellje me rrezikshmëri të lartë,
7:50ka më shumë gjasa që individët të zhvillojnë sëmundje zemre ose kancer.
7:56Arsyeja ka të bëjë me aksin hypotalamiko-hipofizo-adrenal,
8:02që është sistemi i reagimit të trurit dhe trupit,
8:05i cili mbikqyr reaksionin e quajtur "lufto ose mbathja".
8:09Si funksionon kjo ?
8:11Pra, imagjinoni që jeni duke ecur në pyll dhe shihni një ari.
8:15Menjëherë hipotalamusi yt i çon një sinjal hipofizës tënde
8:19e cila i çon sinjal gjëndrës adrenaline që thotë:
8:21"Lëshoi hormonet e stresit! Adrenalinë! Kortisol!"
8:25Dhe kështu zemra jote fillon të rrahë,
8:28Qerpikët tuaj zgjerohen, korridoret e frymëmarrjes hapen,
8:30dhe ti je gati ose ta luftosh, ose të vraposh nga ariu.
8:36Dhe kjo është e mrekullueshme,
8:38nëse je në pyll dhe aty ka një ari.
8:42(Të qeshura)
8:44Por problemi është, çfarë ndodh kur ariu vjen në shtëpi çdo natë,
8:50dhe ky sistem është i aktivizuar vazhdimisht
8:55dhe kalon nga të qenit i përvetësuar, ose shpëtues i jetës
9:00në trysni dëmtuese të shëndetit.
9:04Fëmijët janë sidomos të ndjeshëm nga aktiviteti stresues i përsëritur
9:10sepse truri dhe trupi i tyre është në zhvillim e sipër.
9:14Doza të mëdha të fatkeqësive, jo vetëm që prekin strukturën dhe funksionimin
9:20e trurit por ndikojnë negativisht zhvillimin e sistemit imunitar,
9:23zhvillimin e sistemit hormonal,
9:26bile edhe mënyrën se si ADN-ja jonë lexohet dhe transkriptohet.
9:32Pra, për mua ky informacion hodhi nga dritarja trajnimin tim të vjetër,
9:36sepse kur e kuptojmë mekanizmin e një sëmundjeje,
9:40kur e dimë jo vetëm se cilat rrugë janë të ndërprera, por
9:45si ne si doktorë, ta përdorim shkencën
9:50për parandalim dhe shërim.
9:52Kjo është ajo që bëjmë ne.
9:54Pra në San Francisko, krijuam një Qendër Për Mirëqenien e të Rinjve,
9:58për parandalimin, ekzaminimin dhe kurimin e impaktit të ACE-së
10:04dhe stresit toksik. Filluam thjesht me ekzaminim rutinë
10:08të secilit prej fëmijëve tanë, në aktivitetet e tyre fizike
10:10sepse e di që nëse pacienti im ka 4 në rezultat të ACE-së
10:15ka 2 herë e gjysëm më shumë gjasa të zhvillojë hepatit ose sëmundje polmonare
10:19ka 4 herë e gjysëm gjasa më shumë, për të rënë në depresion,
10:22dhe 12 herë më shumë të tentojë vetëvrasjen,
10:26sesa pacienti im me zero ACE.
10:28Këtë e di kur ai (pacienti) është në dhomën time të ekzaminimit.
10:32Për pacientët që dalin me test pozitiv,
10:35kemi një ekip shumë disiplinor që punon për të zvogëluar dozat e fatkeqësisë
10:40dhe trajton simptomet duke përdorur mënyrat më të mira që përfshin vizitat në shtëpi,
10:46koordinimin e kujdesjes, kujdesjen ndaj shëndetit mendor, ushqimin
10:50intervenimet holistike, dhe po, edhe u japim ilace po qe nevoja.
10:54Por, po ashtu edukojmë prindët në lidhje me impaktin e ACE-së dhe stresit toksik
10:59në të njejtën mënyrë që do të duhej për të mbuluar prizat elektrike ose helmimet nga plumbi,
11:04dhe ne zgjerojmë kujdesjen e asmatikëve dhe diabetikëve tanë
11:08në një mënyrë që arsyeton që mund t'ju duhet trajtim më i ashpër
11:13duke i marrë parasysh ndryshimet hormonale dhe imunitare.
11:17Pra, gjëja tjetër që ndodh kur e kupton këtë shkencë, është
11:21dëshira për të bërtitur me gishta në vesh
11:24sepse kjo nuk është një çështje vetëm e fëmijeve në Bayview.
11:29Mendova menjëherë që çdo kush që do merrte vesh për këtë,
11:32do të kishim ekzaminime ditore, trajtime me ekipe shumëdisciplinare
11:36dhe do të ishte një garë për protokollet më efikase klinike të shërimit.
11:41Por, jo. Kjo gjë nuk ndodhi.
11:45Dhe ishte një mësim shumë i mirë për mua.
11:48Ajo që e mendoja të ishte thjesht praktika mjekësore më e mirë,
11:52e kuptoj të jetë një lëvizje e tërë.
11:57Sipas fjalëve të Dr Robert Block,
11:59ish Presidentit të Akademisë Amerikane të Pediatrëve,
12:03"Fatkeqësitë fëmijërore
12:06janë dy kërcënimet e vetme më të paadresuara të shëndetësisë publike
12:11me të cilat ballafaqohet kombi ynë sot."
12:13Dhe për shumë njerëz kjo është një perspektivë e tmerrshme.
12:18Shtrirja dhe shkalla e këtij problemi duket aq e gjerë saqë duket e kotë
12:23të mendohet se si do të mund t'i qaseshim.
12:26Por për mua, pikërisht këtu qëndron shpresa,
12:30sepse kur kemi sistemin e duhur,
12:33kur e kemi të qartë se kjo është krizë shëndetësore publike,
12:38atëherë mund të fillojmë ti përdorim mjetet e duhura për të gjetur zgjidhjet.
12:43Nga nikotina e helmimi nga plumbi deri tek HIV/SIDA
12:47SH.B.A kanë në fakt një të kaluar të fuqishme në adresimin
12:52e problemeve të shëndetësisë publike,
12:55por të përsërisim këto suksese me ACE-në dhe stresin toksik,
13:00do të na duhet vendosmëri dhe angazhim,
13:05dhe kur e shoh cili ka qenë reagimi i kombit tonë deri më tani,
13:09E pyes veten,
13:11"Pse nuk e kemi marrë më seriozisht këtë?"
13:15E dini, së pari mendova që ne e margjinalizuam këtë çështje
13:18sepse nuk vlen për ne.
13:20Kjo është një çështje për ato fëmijë në ato lagje.
13:24Gjë që është e çuditshme, sepse të dhënat nuk e pohojnë një gjë të tillë.
13:28Studimi origjinal i ACE-së, është bërë mbi një popullatë
13:32që ishte 70 përqind e racë e bardhë,
13:3570 përqind, me shkollë të lartë.
13:38Por pastaj, sa më shumë që i flisja njerëzve,
13:41fillova të mendoj që ndoshta e paskam kuptuar krejt mbrapsht.
13:47Nëse do të pyesja sa njerëz në këtë sallë
13:53janë rritur me një anëtar familjeje që ka vuajtur nga sëmundje mendore
13:57vë bast që ca nga ju do t'i ngrisnin duart.
14:00Dhe nëse do të pyesja sa njerëz kanë pasur njërin prind që ndoshta pinte shumë,
14:05ose që besonte se ai që të do, të rreh
14:11vë bast që ca duar më shumë do të ngriteshin lart.
14:14Edhe në këtë sallë, kjo është një çështje që prek shumë nga ne,
14:19dhe po filloj të besoj që ne e margjinalizojmë këtë çështje
14:22pikërisht sepse vlen edhe për ne.
14:25Ndoshta është më mirë të shohim në vende të tjera
14:28sepse ne nuk duam ta shohim atë.
14:31Do të preferonim të rrimë të sëmurë.
14:34Fatmirësisht, të arriturat shkencore, dhe, me thënë të drejtën, realiteti ekonomik
14:40e bën këtë opsion më pak të mundshëm çdo ditë e më shumë.
14:45Shkenca është e qartë :
14:47Fatkeqësitë e hershme në mënyrë dramatike ndikojnë shëndetin gjatë jetës.
14:53Sot, po fillojmë ta kuptojmë si ta ndalim kalimin nga fakteqësitë e hershme
14:58në vdekje të parakohshme,
15:02dhe 30 vite më herët,
15:05fëmija që ka rezultat ACE të lartë,
15:07dhe të cilit simptomet e sjelljes janë të padukshme
15:11të cilit menaxhimi i astmës nuk është i lidhur
15:13dhe që vijon duke iu zhvilluar tensioni të lartë,
15:16dhe sëmundjet e hershme të zemrës ose kanceri,
15:19do të jenë po aq jonormalë sa një vdekshmëri 6 mujore nga HIV/SIDA.
15:24Njerëzit do të shikojnë në këtë situatë dhe do të thonë : "Ç'dreqin ndodhi aty?"
15:30Kjo është e shërueshme.
15:32Kjo mund të mundet.
15:35Gjëja e vetme më e rëndesishme është që sot na duhet
15:39guximi ta shikojmë këtë problem në sy
15:43dhe të themi që kjo është e vërtetë dhe është për të gjithë ne.
15:48Besoj se ne jemi lëvizja.
15:52Falemnderit.
15:54(Duartrokitje)