Full transcript
0:03Letra e dytë e Palit drejtuar Thesalonikasve.
0:05Jo shumë kohë pasi Pali e shkroi 1 Thesalonikasve,
0:08ai mori lajm për të krishterët në Thesaloniki,
0:11se problemet, që kishte trajtuar në atë letër,
0:14jo vetëm që kishin vazhduar, por ishin përkeqësuar.
0:16Përndjekja ishte shtuar
0:18dhe të krishterët thesalonikas ishin hutuar dhe frikësuar për kthimin e Jezusit.
0:23Kështu, Pali dërgoi këtë letër të shkurtër,
0:26e cila është projektuar në tri pjesë, që trajtojnë tri probleme në këtë kishë.
0:30Pali së pari ofron shpresë në mes të përndjekjes së tyre të vazhdueshme
0:34dhe më pas ofron qartësi për ardhjen e ditës së Zotit.
0:37Dhe në fund ai sjell një sfidë shumë specifike ndaj njerëzve të papunë,
0:41që po refuzonin të bënin punë normale.
0:44Fundi i secilës prej këtyre pjesëve shenjohet qartazi me një lutje të shkurtër përmbyllëse.
0:48Pali e hap me një lutje falenderuese
0:50për besnikërinë dhe dashurinë e vazhdueshme të thesalonikasve
0:54dhe specifikisht për qëndresën e tyre.
0:55Ai ka dëgjuar se fqinjtë e tyre grekë e romakë, ndoshta edhe hebrenjtë
0:59kanë shtuar përndjekjen e tyre ndaj këtyre të krishterëve.
1:02Ka pakica fetare, që përballen me shtypjen e dhunshme
1:05dhe Pali është i shqetësuar se ata mund të heqin dorë nga Jezusi, nëse gjendja përkeqësohet.
1:09Kështu, Pali iu kujton atyre, siҫ bëri në letrën e parë,
1:12se vuajtja e tyre për shkak të identfikimit të tyre me Jezusin,
1:15është një mënyrë pjesëmarrjeje në mbretërinë e Perëndisë.
1:18Jezusi u inaugurua si mbret, përmes vuajtes së tij në kryq,
1:23kështu që ndjekësit e tij do ta tregojnë fitoren e tyre mbi botën
1:27duke e imituar qëndresën e Jezusit me durim e pa dhunë.
1:31Pali gjithashtu ua përkujton se kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.
1:34Kur të kthehet Jezusi, Ai do ta sjellë drejtësinë e Tij mbi
1:37ata, që i kanë shtypur dhe kanë derdhur gjakun e të pafajshmëve.
1:41Në mënyrë specifike, ai thotë se dënimi i tyre është
1:44të zhduken nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së Tij.
1:48Pali nuk spekulon këtu mbi fatin e atyre, që e refuzojnë Jezusin,
1:53përveҫse thotë se, përmes jetëve të tyre, ata nuk donin të kishin kurrfarë lidhje me Jezusin.
1:57Dhe në fund, ata e marrin atë që e duan:
2:00largësi në marëdhënie me Krijuesin dhe Mbretin e tyre.
2:03Dhe për Palin, kjo është tragjedia më e madhe.
2:06Të zgjedhësh ndarje nga Jezusi, i cili është burimi i gjithë jetës dhe dashurisë,
2:11është si të përqafosh asgjësimin tënd.
2:14Ai e mbyllë këtë mendim, duke u lutur
2:16që Perëndia t'i përdorte vuajtjet e tyre për të sjellë një ndryshim të thellë të karakterit brenda tyre,
2:22në mënyrë që jetët e tyre t'i sillnin nder emrit të Jezusit.
2:25Pali pastaj vazhdon më tej të trajtojë një ҫështje shumë specifike,
2:28që lidhet me kthimin e Jezusit dhe ditën e Zotit.
2:31Kështu, dikush në komunitetin e kishës thesalonikase
2:33po përhapte informacione të gabuara në emrin e Palit,
2:37duke thënë se vepra e fundit e drejtësisë së Perëndisë mbi ligësinë njerëzore, dita e Zotit
2:41ishte mbi ta, kishte ardhur,
2:43dhe këta njerëz parashikonin data për fundin e të gjitha gjërave
2:48dhe po frikësonin të krishterë të tjerë
2:50dhe mund ta shihni përse.
2:51Si pasojë e përndjekjes së fortë,
2:53ata ishin të cënueshëm ndaj atyre që pretendonin se Jezusi tashmë ishte kthyer si vjedhës natën
2:58dhe ata ishin lënë pas!
3:00Ndoshta ai i ka braktisur thesalonikasit në vuajtjen e tyre.
3:03Kjo lloj e folure vërtet e zemëron Palin.
3:06Po e keqprezanton mësimin e tij.
3:09Kthimi i Jezusit nuk duhet të frymëzojë frikë asnjëherë,
3:12përkundrazi shpresë dhe siguri.
3:14Pali iu kujton ҫdo gjë që ai iu ka mësuar atyre për kthimin e Jezusit, kur ishte në qytet
3:20dhe ai bën një përmbledhje të shkurtër, në të vërtetë është shumë e shkurtër.
3:23Ky paragraf ka shumë enigma dhe probleme interpretimi,
3:27por është e qartë se ai citon temën e mirënjohur nga profetët Isaia dhe Daniel,
3:33se mbretëritë e kësaj bote do të vazhdojnë të sjellin mbretër, që do të rebelohen kundër Perëndisë
3:38siҫ bëri Nebukadnezari, ose Mbreti i Veriut në të kaluarën.
3:42Këta udhëheqës e kishin ngazëllyer veten me autoritet hyjnor
3:45dhe për Palin, këta mbretër dhe këto profeci të lashta na shfaqin një pamje dhe një model,
3:50që ai e pa të përmbushur në ditët e tij në perandorët romakë, Kaligula dhe Nero
3:55dhe priste që të përsëritej prapë,
3:58se historia do të kulminonte me një sundim të atillë rebel, të fuqizuar nga vetë e keqja,
4:04me dikë që do të bënte kërdi dhe dhunë në botën e Perëndisë, por jo përgjithmonë.
4:08Kur të kthehet Jezusi, ai do të përballet me rebelin dhe të gjithë ata që kryejnë ligësi dhe do ta ҫlirojë popullin e Tij.
4:15Kështu, qëllimi këtu nuk është t'iu japë lexuesve material për spekulim apokaliptik.
4:21Por, ai po i ngushëllon thesalonikasit. Ai po iu kujton mësimet e Jezusit nga Marku 13,
4:27i cili tha se ngjarjet, që ҫojnë tek kthimi i Tij do të jenë shumë publike dhe të dukshme,
4:32kështu që ata nuk kanë nevojë të frikësohen ose të shqetësohen se mund të lihen pas.
4:36Përkundrazi, ata duhet të qëndrojnë besnikë derisa Jezusi të kthehet për t'i ҫliruar. Në lutjen e tij përmbyllëse,
4:42ai i kërkon Jezusit dhe Atit që t'i ngushëllojë dhe forcojë thesalonikasit për t'i qëndruar besnikë rrugës së Jezusit.
4:49Kjo e sjell Palin në temën e fundit.
4:51Është një sfidë për përtacët, që nuk nënkupton vetëm dembelizëm,
4:57por i referohet njerëzve të papërgjegjshëm, që refuzonin të punonin e të siguronin për vetën e tyre, duke rezultuar në jetë personale kaotike.
5:04Pali në të vërtetë e kishte trajtuar këtë problem në letrën e tij të parë dhe duket sikur është përkeqësuar.
5:09Tani ne nuk e dimë me siguri se përse disa njerëz në këtë kishë refuzonin të punonin.
5:14Ka mundësi që ky problem të lidhej me një problem të mëparshëm.
5:17Ndoshta disa njerëz menduan se Jezusi do të kthehej shumë shpejt, kështu që ata e lanë punën dhe hoqën dorë nga jeta normale.
5:23Por ka më shumë gjasa që Pali po trajton një problem në kulturën romake të quajtur 'patronazh'.
5:30Kishte njerëz të varfër, që jetonin në qytete dhe bëheshin klientë,
5:34pak a shumë si asistentë personalë për të pasurit dhe ata mbaheshin nga bujaria e tyre e herëpashershme.
5:40Por kjo vinte me shumë kushte.
5:43Nganjëherë përfshinte mënyrën e korruptuar të jetës së klientëve dhe zotërinjve, pa përmendur se ishte një e ardhur e paparashikueshme.
5:50Kjo është ajo, së cilës po i referohet Pali, kur thotë se këta njerëz jetuan një jetë të ҫrregullt.
5:55Ata nuk punojnë dhe përzihen në punët e të tjerëve.
5:58Kështu, Pali na kujton shembullin që ai dha kur ishte me ta; ai nuk iu kërkoi para;
6:03ai bëri punë fizike, që të siguronte për veten dhe që të mund t'iu shërbente thesalonikasve pa pagesë.
6:10Ai thotë se kjo është idealja: një ndjekës i Jezusit duhet ta imitojë dashurinë vetëdhënëse të Jezusit,
6:16duke punuar shumë që të mund të sigurojë për veten, në mënyrë që jeta e tij të mund t'iu sjellë dobi të tjerëve.
6:22Ai e përmbyll me një lutje përfundimtare, që në mes të të gjithë lëmshit dhe vuajtjes së tyre,
6:27Perëndia t'iu japë atyre paqe përmes Zotit Jezus Mesisë.
6:31Kjo letër e shkurtër drejtuar thesalonikasve, na ndihmon të shohim se besimi i hershëm i krishterë në kthimin e Jezusit dhe shpresa e gjykimit përfundimtar,
6:40nuk ishin ide, që kishin për qëllim të ngjallnin spekulime për kohën apokaliptike.
6:45Përkundrazi, këto besime sollën shpresë; ato frymëzuan besnikëri dhe përkushtim ndaj Jezusit,
6:50veҫanërisht për të krishterët e përndjekur, që përballeshin me kundërshtim të dhunshëm.
6:53Prandaj për brezat e mëvonshëm të të krishterëve, pavarësisht nëse kalojnë nëpër përndjekje ose jo,
6:58kjo letër na kujton se ajo që shpresoni i jep trajtë asaj për të cilën jetoni.
7:04Dhe për këtë bën fjalë letra e dytë e Thesalonikasve.
7:07Na shkruani: projektibibles@gmail.com