Full transcript
0:02Letra e parë e Palit drejtuar Thesalonikasve.
0:05Kjo me shumë gjasa është letra më e hershme, që kemi nga Pali.
0:09Sfondi i saj gjendet në librin e Veprave të Apostujve.
0:11Është atje ku Pali dhe bashkëpunëtori i tij Sila shkuan në qytetin e lashtë grek të Thesalonikit (Selanikut të sotëm).
0:16Pas iu tregoi njerëzve lajmin e mirë për Jezusin për vetëm një muaj,
0:20një numër i madh judenjsh dhe grekësh iu bindën Jezusit.
0:24Ata formuan komunitetin e parë kishtar atje.
0:27Por, po sajoheshin trazira.
0:29Shpallja e Jezusit të ringjallur si Zoti i vërtetë i botës nga ana e Palit ҫoi në dyshim.
0:34Kështu, të krishterët në Thesaloniki u akuzuan se po e shpërfillnin Cezarin, perandorin romak,
0:40kur thonin se është një mbret tjetër: Jezusi.
0:44Kjo ҫoi në një përndjekje aq të fortë, saqë Pali e Sila u detyruan të largoheshin nga qyteti.
0:49Kjo ishte e dhimbshme për ta sepse ata e donin shumë popullin atje.
0:53Kjo letër është përpjekja e Palit për t'u lidhur me të krishterët në Thesaloniki, pasi ai mori lajm nga Timoteu,
1:00se ata po ecnin shumë mirë; ata po lulëzonin, pavarësisht kësaj përndjekjeje të fortë.
1:05Ai e projektoi letrën në dy pjesë kryesore.
1:08Së pari feston për besnikërinë e tyre ndaj Jezusit.
1:11Pastaj ai i sfidon që të vazhdojnë të rriten si ndjekës të Jezusit.
1:15Pastaj këto dy pjesë rrethohen nga tri lutje.
1:18Letra hapet me një lutje falenderimi.
1:21Të dy pjesët lidhen së bashku nga një lutje kalimtare.
1:24Pastaj e gjitha përfundon me një lutje përfundimtare.
1:27Është një projektim shumë i bukur.
1:29Pali e hap, duke shprehur falenderim dhe duke festuar besimin e Thesalonikasve,
1:32dashurinë e tyre për të tjerët dhe shpresën e tyre në Jezusin, pavarësisht përndjekjes.
1:37Ai vazhdon ta ritregojë historinë e kthimit të tyre, sesi ata dikur ishin politesistë idhujtarë.
1:42Ata jetonin në një kulturë, ku e tërë jeta përshkohej nga institucione e zakone,
1:48që i nderonin perënditë grekë dhe romakë.
1:50Pali tregon sesi ata u kthyen nga idhujt për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë dhe të vërtetë
1:55dhe se tani ata po prisnin ardhjen e Birit të Perëndisë nga qielli.
1:58Në një qytet si Thesaloniki, kalimi i besnikërinë tek Perëndia, Krijuesi i Izraelit dhe tek Mbreti Jezus erdhi me një ҫmim:
2:07izolim nga fqinjtë tuaj, armiqësi nga familja juaj...
2:10Por për Thesalonikasit, dashuria kapluese e Jezusit, i cili vdiq për ta,
2:15dhe shpresa e kthimit të Tij, bënte që t'ia vlente e tërë kjo.
2:18Pali më pas ritregon historinë e misionit të tij në Thesaloniki dhe flet për miqësitë e afërta, që krijoi me njerëzit.
2:24Ai përdor metafora shumë të afërta këtu.
2:27Ata e trajtuan atë si fëmijën e tyre dhe ai u bë si nëna e babai i tyre.
2:32Ai thotë: "Ne ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse ju deshëm shumë".
2:40Pali na kujton këtu se thelbi i udhëheqësisë së krishterë nuk ka të bëjë me pushtetin, ose të paturit ndikim.
2:47Ka të bëjë me marrëdhënie të shëndetshme dhe shërbim të përulur e të dashur.
2:51Ai iu kujton atyre se ai kurrë nuk u kërkoi para.
2:54Ai thjesht erdhi për t'i dashur dhe shërbyer atyre në emrin e Jezusit.
2:58Pali vazhdon më tej të reflektojë mbi përndjekjen e tyre të përbashkët.
3:01Ashtu siҫ u refuzua dhe u vra Jezusi nga populli i tij,
3:04në të njëjtën mënyrë Pali tani përndiqet nga bashkëhebrenjtë e tij,
3:07dhe thesalonikasit po përballen me armiqësi nga fqinjët e tyre grekë.
3:11Pali ҫuditërisht ngushëllohet duke e ditur se, bashkërisht,
3:15vuajtjet e tyre janë një mënyrë e pjesëmarrjes në historinë e jetës dhe vdekjes së vetë Jezusit.
3:20Pali tregon për dhimbjen, që përjetoi kur dëgjoi për vështirësitë, që kaluan thesalonikasit pas largimit të tij dhe Silës.
3:28Kështu, ai dërgoi Timoteun për t'i mbështetur dhe për të parë si ishin ata.
3:31Pali u gëzua shumë kur Timoteu zbuloi se ata po ecnin të fortë.
3:34Ata ishin besnikë ndaj Jezusit.
3:36Ata ishin plot dashuri për Perëndinë dhe të afërmit e tyre.
3:38Dhe ata kishin ëndje ta shihnin Palin po aq sa ai kishte ëndje për t'i parë ata.
3:42Pali e përmbyll me një lutje për qëndresë.
3:45Është e mrekullueshme sesi ai i prezanton këtu temat që do t'i trajtojë në gjysmën e dytë të letrës.
3:50Ai lutet që Perëndia ta rrisë aftësinë e tyre për të dashur,
3:53që ai ta forcojë përkushtimin e tyre për shenjtëri, ndërsa ata e vendosin shpresën e tyre në kthimin e Mbretit Jezus.
3:58Ai e hap pjesën e dytë të letrës duke i sfiduar ata për një jetë, që është në përputhje me mësimet e Jezusit.
4:05Kjo nënkupton, para së gjithash, një përkushtim serioz ndaj shenjtërisë dhe pastërtisë seksuale.
4:10Për dallim nga kultura e shthurur e shkatërruese seksuale përreth tyre,
4:14ata duhet ta ndiqnin mësimin e Jezusit për përjetimin e bukurisë dhe fuqisë së seksit
4:19brenda një marrëdhënieje të përkushtuar të besëlidhjes së martesës.
4:23Pali thotë se Perëndia e merr sjelljen jo të duhur seksuale shumë seriozisht,
4:27pasi ajo i ҫnderon dhe i shkatërron njerëzit, dinjitetin e tyre.
4:30Ta duash Jezusin, gjithashtu nënkupton një përkushtim për t'i dashur e për t'iu shërbyer të tjerëve.
4:34Pali i udhëzon ata se të krishterët duhet të njihen në qytet si njerëz të besueshëm, që punojnë shumë,
4:41jo vetëm për të fituar para, por gjithashtu që të kenë burime për të siguruar për veten e tyre
4:45dhe që në mënyrë bujare t'i ndajnë me njerëzit në nevojë.
4:49Pas kësaj Pali trajton disa pyetje, që thesalonikasit i kishin ngritur për shpresën e ardhme të kthimit të Jezusit.
4:55Disa të krishterë në kishë kishin vdekur rishtaz, me shumë gjasë janë vrarë si martirë.
5:00Miqtë dhe familjet e tyre janë në pikëpyetje për fatin e tyre kur të kthehet Jezusi.
5:04Kështu, Pali e bën të qartë se, pavarësisht trishtimit dhe humbjes së tyre, as vdekja nuk mund t'i ndajë të krishterët nga dashuria e Jezusit.
5:11Kur ai të kthehet si mbret, ai do t'i thërrasë të gjallët dhe të vdekurit tek vetja.
5:16Pali përdor një figurë shumë të bukur këtu.
5:18Ai përdor një gjuhë, që do ta përshkruante normalisht sesi një qytet, i nënshtruar Cezarit romak,
5:23do ta dërgonte një delegacion për të mirëpritur dhe përshëndetur ardhjen e tij.
5:27Pali pastaj e përdor këtë figurë për të përshkruar ardhjen e mbretit Jezus.
5:32Edhe ai gjithashtu do të përshëndetet nga një delegacion i popullit të tij, që do të shkojë ta takojë Zotin në re,
5:37që do ta mirëpresin dhe shoqërojnë atë në këtë botë, ku Ai do të vendosë mbretërinë e Tij të drejtësisë dhe paqes.
5:44Pali pastaj i paralajmëron thesalonikasit sesi kjo shpresë duhet të motivojë besnikëri ndaj Jezusit.
5:49Kështu që ai bën shaka me propagandën e famshme romake, se është Cezari ai që sjell paqe dhe siguri.
5:55Natyrisht, paqja e Romës erdhi përmes dhunës, përmes skllavërimit të armiqve të tyre dhe pushtimit ushtarak.
6:01Pali paralajmëron se Jezusi do të kthehet një ditë dhe do të përballet me këtë lloj padrejtësie.
6:07Ndjekësit e Mbretit Jezus duhet të jetojnë në të tashmen, sikur ajo ditë e ardhme të ishte tashmë këtu.
6:13Pavarësisht ligësisë njerëzore të natës përreth tyre, ata duhet të qëndrojnë të kthjellët dhe të zgjuar si drita e mbretërisë së Perëndisë,
6:20këtu në tokë, ashtu si në qiell.
6:23Pali i mbyll të gjitha këto nxitje, siҫ e filloi, me një lutje shpresëdhënëse, se Perëndia do t'i përshkojë jetët e tyre me shenjtërinë e tij,
6:30se ai do t'i ndajë ata mënjanë që të jenë plotësisht të përkushtuar dhe të patëmetë, deri në kthimin e Mbretit Jezus.
6:37E Para e Thesalonikasve na kujton se, qysh prej fillimit,
6:41ndjekja e Jezusit si mbret ka prodhuar një mënyrë vërtet të pazakontë, të shenjtë të jetës.
6:47Kjo nganjëherë do të nxisë dyshim dhe konflikt midis fqinjve tanë.
6:51Përgjigja e ndjekësve të Jezusit ndaj një mënyre të tillë armiqësore duhet të jetë gjithnjë dashuria,
6:56përballja e kundërishtimit me hir dhe bujari.
6:59Kjo mënyrë jetese motivohet nga shpresa për ardhjen e mbretërisë së Jezusit,
7:04që ai tashmë e ka filluar me ringjalljen e tij nga vdekja,
7:08pra, shenjtëri, dashuri dhe shpresë për të ardhmen.
7:11Për këtë bën fjalë letra e parë e Thesalonikasve.