Full transcript
0:00Translator: Doruntin Shabani Reviewer: Helena Bedalli
0:06Uji është pothuajse gjithkund,
0:08nga lagështia e tokës dhe akullnajave,
0:11deri te qelizat në trupat tanë.
0:14Varësisht prej rrethanave si pozicioni,
0:16indeksi i dhjamit,
0:17moshës,
0:18dhe gjinisë,
0:19trupi i një personi mesatar përmban 55-60% ujë.
0:23Trupi i foshnjeve kur lindin përmban edhe më shumë ujë.
0:2775% të përbërë nga uji, ata janë të ngjashëm me peshqit.
0:32Kjo përqindje e ujit zvoglohet në 65% gjatë vitit të tyre të parë.
0:37Pra, çfarë roli luan uji ne trupat tanë,
0:40dhe sa ujë duhet te pijmë që të jemi të shëndetshëm?
0:44Uji në trupat tanë përdoret për zbutjen dhe lëmimin e nyjeve,
0:48rregullimin e temperaturës,
0:49dhe për ushqimin e trurit dhe palcës kurrizore.
0:53Uji nuk gjendet vetëm në gjak.
0:56Truri dhe zemra e një të rrituri përmbajnë rreth 75% ujë.
1:00Që është pothuajse e barabartë me lageshtinë në një banane.
1:04Mushkëritë janë të ngjashëm me mollën në 83%.
1:08Edhe kockat në dukje të thata të njeriut përbën nga 31% ujë.
1:14Atëherë nëse përbëhemi nga uji,
1:16dhe të rrethuar nga uji,
1:17pse duhet të pijmë aq shumë?
1:20Çdo ditë ne humbim dy deri në tri litra ujë me djersë,
1:24urinë,
1:25jashtqitje,
1:26e edhe me frymëmarrje.
1:28Ndërsa këto veprime janë thelbësore për mbijetesë,
1:30ne duhet ta kompensojmë humbjen e lëngjeve.
1:33Mbajtja e nivelit të ujit në balancë është thelbësore për shmangjen e dehidratimit,
1:37apo tejhidratimit,
1:39të dyja mund të kenë ndikim shkatërrues në shëndetin e përgjithshëm.
1:43Në hasjen e parë të nivelit të ulët të ujit,
1:45receptorët ndijor në hipotalamusin e trurit
1:48japin sinjal për lirimin e hormonit antidiuretik.
1:51Kur ky hormon arrin në veshka, formon akuaporine,
1:54kanale të veçanta që i mundësojnë gjakut thithjen dhe ruajtjen e ujit,
2:00kjo çon drejt urinës së koncentruar dhe të errët.
2:03Dehidratimi i lartë mund të shkaktojë rënie të dukshme në energji,
2:06humor,
2:07lagështi të lëkurës,
2:08dhe shtypje të gjakut,
2:10poashtu edhe shenja të dëmtimit të të menduarit.
2:13Një tru i dehidratuar punon më shumë që të arrijë të njëjtin synim me
2:17një tru normal,
2:18e poashtu zvogëlohet pëkohësisht për shkak të mungesës së ujit.
2:22Tejhidratimi, apo hyponatremia,
2:25shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ujit për një periudhë të shkurtër kohore.
2:30Atletët zakonishtë janë viktima të tejhidratimit
2:33për shkak të komplikimeve në rregullimin e nivelit të ujit
2:36në kushte ekstreme fizike.
2:39Ndërsa truri i dehidratuar e shpejton prodhimin e horminit antidiruetik,
2:43truri i tejhidratuar e ngadalson, apo edhe ndalon, lirimin e tij në gjak.
2:49Përqëndrimi i joneve të natriumit zvogëlohet
2:51duke shkaktuar eksplodimin e qelizës.
2:54Në raste më të rënda,
2:55veshkët nuk mund ta përballojnë vëllimin e shkaktuar të urinës së holluar.
2:59Atëherë ndodh dehja e ujit,
3:01që shkakton dhimbje koke,
3:03të vjella,
3:04dhe, në raste të rralla, kriza apo vdekje.
3:08Por kjo është një situatë tepër ekstreme.
3:10Në nje ditë të rregullt,
3:12mbajtja e rregullt e nivelit të ujit është e lehtë
3:15për ata prej nesh që kemi ujë të pastër e të pijshëm.
3:19Një kohë të gjatë, thuhej se duhet të pijmë 8 gota ujë në ditë.
3:23Pas një kohe të gjatë ky vlerësim ka pësuar përshtatje.
3:26Tani, marrëveshja e përgjithshme është që sasia e ujit që duhet të pijmë
3:30varet nga pesha dhe mjedisi.
3:33Mesatarja e ujit që këshillohet të pihet në ditë është 2.5-3.7 litra për meshkuj
3:39dhe rreth 2-2.7 litra për femra,
3:42e cila mund të ndryshojë nësë jeni të shëndetshëm,
3:46aktiv,
3:46i vjetër,
3:47ose në temperatura të larta.
3:49Edhe pse uji është hidratuesi më i mirë
3:51pijet e tjera,
3:52edhe ato me kafeinë si kafja apo çaji,
3:55i përmbushin lëngjet e nevojshme.
3:57Uji në ushqim përbën 20% të ujit që ne e konsumojmë për një ditë.
4:02Frutat dhe perimet si luleshtrydhet,
4:04trangujt,
4:05dhe madje edhe brokoli janë 90% ujë
4:08dhe mund të plotësojnë marrjen e lëngut duke siguruar vlera ushqyese dhe fibra.
4:14Pirja e rregullt mund të ketë përfitime të ndryshme afatgjatë.
4:17Studimet tregojnë se hidratimi optimal zvogëlon mundësinë për ishemi,
4:21ndihmon menaxhimin e diabetit,
4:23dhe zvogëlon konsiderueshëm rrezikun e disa llojeve të kancerit.
4:27Pavarësisht, konsumimi i sasisë së duhur të lëngjeve bën një dallim të madh
4:32në atë se si do të ndiheni,
4:33mendoni,
4:34dhe funksiononi ditë pas dite.